Tastiera në ekran
SwiftKey
®
është ofruesi i paracaktuar i futjes së tekstit. Mund të futni tekst me tastierën
në ekran duke trokitur lehtë individualisht te çdo shkronjë, ose mund të përdorni tiparin e
rrjedhjes SwitfKey
®
dhe të rrëshqisni gishtin tuaj nga shkronja në shkronjë për të formuar
fjalët.
Mund t'i personalizoni cilësimet e SwiftKey
®
duke u qasur te tastiera e SwiftKey
®
nga
ekrani i aplikacioneve.
1 Fshini një karakter para kursorit.
2 Trokitni lehtë për t'u qasur te buzëqeshjet, ose prekni dhe mbani të shtypur për të futur një shenjë të
kontrollit.
3 Futni shenjat e pikësimit.
4 Futni një hapësirë.
5 Trokitni lehtë për të futur një presje ose prekni dhe mbani të shtypur për të futur tekst me hyrjen me zë.
6 Shfaqni numrat dhe simbolet.
7 Ndërron mes shkronjave të vogla, shkronjave të mëdha dhe shkronjave kapitale .
Për më shumë informacione rreth SwiftKey
®
, shkoni te https://swiftkey.com/
Për të shfaqur tastierën në ekran për të futur tekst
•
Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit.
Për të përdorur tastierën në ekran në orientimin si peizazh
•
Kur të shfaqet tastiera në ekran, kthejeni pajisjen anash.
Për të aktivizuar orientimin si peizazh, mund t'ju duhet të rregulloni cilësimet në disa
aplikacione.
Për të futur tekst karakter pas karakteri
1
Për të futur një karakter të dukshëm në tastierë, trokitni lehtë mbi karakterin.
2
Për të futur një variant karakteri, prekni dhe mbani një karakter të zakonshëm të
tastierës për të nxjerrë një listë opsionesh të disponueshme dhe pastaj përzgjidhni
nga lista. Për shembull, për të futur "é", prekni dhe mbani "e" derisa të shfaqen
opsionet e tjera, pastaj, ndërsa mbani gishtin të shtypur në tastierë, zvarriteni dhe
përzgjidhni "é".
Për të futur një pikë
•
Pasi të futni një fjalë, trokitni lehtë dy herë mbi tastin e hapësirës.
66
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të futur tekst duke përdorur funksionin e futjes së Rrjedhjes së SwifKey
®
1
Kur shfaqet tastiera në ekran, rrëshqisni gishtin nga shkronja në shkronjë për të
formuar fjalën që dëshironi të shkruani.
2
Pasi të përfundoni futjen e një fjale, ngrini gishtin. Një sugjerim i fjalës shfaqet duke
u bazuar në shkronjat që keni shkruar.
3
Nëse fjala që dëshironi nuk shfaqet, trokitni lehtë për të parë opsionet e tjera
dhe përzgjidhni si duhet. Nëse opsioni i dëshiruar nuk shfaqet, fshijeni të gjithë
fjalën dhe futeni atë përsëri ose futeni fjalën duke trokitur çdo shkronjë
individualisht.