Leximi dhe dërgimi i mesazheve
Aplikacioni Mesazhimi i shfaq mesazhet tuaja si biseda, gjë që do të thotë se të gjithë
mesazhet për te një person i caktuar dhe të ardhura nga ai grupohen së bashku. Për të
dërguar mesazhe multimediale, keni nevojë për cilësimet e duhura të MMS-së në pajisjen
tuaj. Shihni
Cilësimet e internetit dhe MMS-ve
në faqen 45.
Numri i shenjave që mund të dërgoni një mesazh të vetëm ndryshon në varësi të operatorit dhe
gjuhës që përdorni. Madhësia maksimale e një mesazhi multimedial, që përfshin madhësinë e
skedarëve të shtuar të mediave, varet gjithashtu nga përdoruesi. Kontaktoni operatorin e rrjetit
tuaj për më shumë informacion.
1
Kthehuni te lista e bisedave
2
Telefononi dërguesin e mesazhit
3
Shikoni më shumë opsione
4
Mesazhet e dërguara dhe të marra
5
Dërgoni një mesazh të plotë
6
Shtoni bashkëngjitje
Për të krijuar dhe për të dërguar një mesazh
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te , më pas gjeni dhe trokitni lehtë te .
2
Trokitni lehtë te .
3
Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit, ose informacionet e tjera të kontaktit
që keni ruajtur rreth marrësit, më pas përzgjidhni nga lista që shfaqet. Nëse
marrësi nuk është renditur si kontakt, futeni numrin e marrësit në mënyrë manuale.
4
Nëse dëshironi të dërgoni një mesazh në grup, përsëritni procedurën e përshkruar
më sipër për të shtuar më shumë marrës.
5
Trokitni lehtë te
Shkruaj mesazh dhe futni tekstin e mesazhit tuaj.
6
Nëse dëshironi të shtoni një bashkëngjitje, përzgjidhni opsionin përkatës të
bashkëngjitjes.
7
Për të Për të dërguar mesazhin, trokitni lehtë te njëri nga butonat sipas kartës
SIM që dëshironi të përdorni.
Nëse dilni nga një mesazh para se ta dërgoni, ai do të ruhet si skicë. Biseda etiketohet me
fjalën
Skicë.
Për të lexuar një mesazh të marrë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi bisedën e dëshiruar.
3
Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, trokitni lehtë te mesazhi.
Të gjitha mesazhet e marra ruhen në mënyrë të paracaktuar në kujtesën e pajisjes.
83
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për t'iu përgjigjur një mesazhi
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Takoni bisedën që përmban mesazhin.
3
Futni përgjigjen tuaj dhe takoni .
Për të përcjellë një mesazh
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , më pas gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi bisedën që përmban mesazhin që dëshironi të përcillni.
3
Prekni dhe mbani mesazhin që dëshironi të përcillni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Përcill mesazhin.
4
Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit, ose informacionet e tjera të kontaktit
që keni ruajtur rreth marrësit, pastaj përzgjidhni nga lista që shfaqet. Nëse marrësi
nuk është renditur si kontakt, futeni vetë numrin e marrësit.
5
Modifikoni mesazhin nëse nevojitet dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të ruajtur një skedar të përfshirë në mesazhin e marrë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, trokitni te mesazhi.
3
Prekni dhe mbani skedarin që dëshironi të ruani, pastaj përzgjidhni mundësinë e
dëshiruar.