Pamja e përgjithshme e aplikacioneve
Përdorni aplikacionin Alarmi dhe ora për të cilësuar lloje të ndryshme alarmesh.
Përdorni shfletuesin tuaj të uebit për të lundruar dhe për të parë faqet e uebit, për
të menaxhuar faqeshënuesit, tekstin dhe imazhet.
Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.
Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet dhe për të
menaxhuar takimet tuaja.
Përdorni kamerën për të nxjerrë fotografi dhe për të regjistruar videoklipe.
Përdorni aplikacionin Kontaktet për të menaxhuar numrat e telefonit, adresat e
postës elektronike dhe informacione të tjera në lidhje me kontaktet tuaja.
Qasuni tek aplikacionet, dokumentet dhe figurat që keni shkarkuar.
Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe
të postës elektronike nëpërmjet llogarive private dhe atyre të korporatës.
Përdorni aplikacionin Facebook™ për t'u përfshirë në rrjetin social me shokët,
anëtarët e familjes dhe kolegët nga e gjithë bota.
Shfletoni dhe dëgjoni stacione të radios FM.
Përdorni aplikacionin Albumi për të parë dhe për të punuar me fotografitë dhe
videot tuaja.
Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar
mesazhet e postës elektronike.
Kërkoni për informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.
Shikoni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe planifikoni
itineraret duke përdorur Google Maps™.
Përdorni aplikacionin Google Play™ për të shkarkuar aplikacione falas dhe me
pagesë për pajisjen tuaj.
Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me
tekst dhe multimediale.
Përdorni aplikacionin Video për të riprodhuar video në pajisjen tuaj dhe për të
bashkëndarë përmbajtjet me shokët tuaj.
Përdorni aplikacionin Muzika për të organizuar dhe riprodhuar muzikë dhe libra
me audio.
Shikoni historitë e reja nga Lajmet e Xperia™.
Përdorni aplikacionin Moti për të shikuar parashikimet e motit.
Bëni telefonata duke formuar manualisht numrin ose duke përdorur funksionin e
telefonimit inteligjent.
Optimizoni cilësimet për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.
Përdorni aplikacionin Hangouts™ për të biseduar me shokët në linjë.
Identifikoni pjesët muzikore që dëgjoni që riprodhohen rreth jush dhe merrni
informacione për artistin, albumin dhe informacione të tjera.
Përdorni YouTube™ për të bashkëndarë dhe për të parë video nga e gjithë bota.
Krijuesi i filmave i Xperia™ krijon automatikisht video të shkurtra rreth 30
sekonda të gjata duke përdorur fotografitë dhe videot ekzistuese.
32
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Përdorni aplikacionin Lifelog për të regjistruar automatikisht ngjarjet e jetës suaj
të përditshme. Për shembull, mund të caktoni objektiva dhe të monitoroni
progresin tuaj për arritjen e tyre ose të shënoni si referencë momentet e veçanta.
Përdorni aplikacionin Mbështetja për t'u qasur te mbështetja për përdoruesin në
pajisjen tuaj. Për shembull, mund të qaseni në një Udhëzues përdorimi, në
informacionet për zgjidhjen e problemeve, si dhe në këshillat dhe të fshehtat.
Disa aplikacione nuk mbështeten ose renditen nga të gjitha rrjetet dhe/ose operatorët e
rrjeteve në të gjitha zonat.
33
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.