Bashkëndarja e përmbajtjes me pajisjet e rrjetit të shtëpisë
Mund të shikoni ose të riprodhoni përmbajtjen e medias të ruajtur në pajisjen tuaj në
pajisje të tjera, si p.sh. një televizor ose një kompjuter. Këto pajisje duhet të jenë në të
njëjtin rrjet pa tel dhe mund të jenë televizorë ose altoparlantë Sony. Mund të shikoni ose
të riprodhoni po ashtu përmbajtjen nga pajisjet e tjera të rrjetit të shtëpisë në pajisjen tuaj.
Pasi të konfiguroni bashkëndarjen e medias mes pajisjeve, mund të dëgjoni, për
shembull, skedarë muzikorë të ruajtur në kompjuterin e shtëpisë tuaj nga pajisja juaj ose
të shikoni fotografi të nxjerra me kamerën e pajisjes tuaj në një ekran të madh televizori.
Riprodhimi i skedarëve nga pajisjet e rrjetit të shtëpisë në pajisjen tuaj
Kur riprodhoni skedarët tuaj nga një pajisje e rrjetit të shtëpisë në pajisjen tuaj, kjo pajisje
tjetër shërben si një server. Me fjalë të tjera, ajo bashkëndan përmbajtjen nëpërmjet një
rrjeti. Pajisja e serverit duhet të ketë të aktivizuar funksionin e saj të bashkëndarjes së
përmbajtjes dhe të japë lejen e qasjes për pajisjen tuaj. Ajo duhet të jetë e lidhur po ashtu
me të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.
Për të riprodhuar një pjesë muzikore të bashkëndarë në pajisjen tuaj
1
Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura
në të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Rrjeti i shtëpisë.
4
Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.
5
Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni pjesën muzikore që dëshironi të
riprodhoni. Pasi zgjidhet, pjesa muzikore fillon të riprodhohet automatikisht.
119
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të riprodhuar një video të bashkëndarë në pajisjen tuaj
1
Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura
në të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë
Videoja.
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Rrjeti i shtëpisë.
4
Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.
5
Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni videon që dëshironi të
riprodhoni.
Për të parë një fotografi të bashkëndarë në pajisjen tuaj
1
Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura
në të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë
Albumi.
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë
Rrjeti i shtëpisë.
4
Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.
5
Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni një fotografi për ta parë atë.
Riprodhimi i skedarëve nga pajisja juaj në pajisjet e rrjetit të shtëpisë
Përpara se të mund të shikoni ose të riprodhoni skedarët e medias nga pajisja juaj në
pajisje të tjera të rrjetit të shtëpisë, duhet të konfiguroni bashkëndarjen e skedarëve në
pajisjen tuaj. Pajisjet me të cilat bashkëndani përmbajtje quhen pajisje të klientit. Për
shembull, një televizor, një kompjuter ose një tablet mund të shërbejnë si pajisje të
klientit. Pajisja juaj funksionon si një server i medias kur e bën përmbajtjen të
disponueshme për pajisjet e klientit. Kur konfiguroni bashkëndarjen e skedarëve në
pajisjen tuaj, duhet të jepni po ashtu lejen e qasjes për pajisjet e klientit. Pasi të bëni këtë,
pajisjet e tilla shfaqen si pajisje të regjistruara. Pajisjet që janë duke pritur për lejen e
qasjes renditen si pajisje në pritje.
Për të konfiguruar bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera të rrjetit të shtëpisë
1
Lidhni pajisjen tuaj me një rrjet Wi-Fi.
2
Nga Ekrani bazë, trokisni lehtë , më pas gjeni dhe trokisni lehtë te
Cilësimet >
Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.
3
Zvarriteni rrëshqitësin
Bashkëndaj multimedian në të djathtë.
4
Përdorni kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera të klientit të rrjetit të shtëpisë në të
njëjtin rrjet Wi-Fi për ta lidhur me pajisjen tuaj.
5
Një njoftim shfaqet në shiritin e gjendjes të pajisjes tuaj. Hapni njoftimin dhe
cilësoni lejet e qasjes për secilën pajisje të klientit që përpiqet të lidhet me pajisjen
tuaj.
Hapat për qasjen te media në pajisjen tuaj duke përdorur një klient të rrjetit të shtëpisë
ndryshojnë mes pajisjeve të klientit. Referojuni udhëzuesit të përdorimit të pajisjes klient për
më shumë informacione. Nëse pajisja nuk mund të lidhet me një klient në rrjet, kontrolloni nëse
rrjeti juaj Wi-Fi është duke punuar.
Gjithashtu mund të qaseni te menyja
Serveri i multimediave nga disa aplikacione si Muzika
ose Albumi duke zvarritur skajin e majtë të ekranit bazë të aplikacionit në të djathtë dhe më
pas të trokitni te
Cilësimet > Serveri i multimediave.
Për të ndalur bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera të rrjetit të shtëpisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Bashkëndaj multimedian në të majtë.
Për të cilësuar lejet e qasjes për një pajisje në pritje
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.
3
Përzgjidhni një pajisje nga lista
Pajisjet në pritje.
4
Përzgjidhni një nivel të lejes së qasjes.
120
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të ndryshuar emrin e një pajisjeje të regjistruar
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.
3
Përzgjidhni një pajisje nga lista
Pajisjet e regjistruara dhe më pas përzgjidhni
Ndrysho emrin.
4
Futni një emër të ri për pajisjen dhe më pas trokitni lehtë te
OK.
Për të ndryshuar nivelin e qasjes të një pajisjeje të regjistruar
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.
3
Përzgjidhni një pajisje nga lista
Pajisjet e regjistruara.
4
Trokitni lehtë mbi
Ndrysho nivelin e qasjes dhe përzgjidhni një opsion.
Për të marrë ndihmë për bashkëndarjen e përmbajtjes me pajisje të tjera të rrjetit të
shtëpisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë
Ndihma.