Sony Xperia XA Ultra - Cilësimet e videokamerës

background image

Cilësimet e videokamerës

Për të rregulluar cilësimet e videokamerës

1

Aktivizoni kamerën.

2

Rrëshqitni shpejt tek

.

3

Për të shfaqur cilësimet, trokitni lehtë mbi .

4

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës

Përzgjedhja e skenës

Tipari i Përzgjedhjes së skenës ju ndihmon për ta konfiguruar shpejt kamerën për situata

të zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara të videos. Cilësimi i secilës

skenë është i synuar të prodhojë videon me cilësi më të lartë të mundshme në një mjedis

të caktuar të rregjistrimit.

Joaktiv

Tipari i Përzgjedhjes së skenës është joaktiv dhe mund të regjistroni video me dorë.

Marrje artistike

Përdorni për rregjistrimin e videove ndaj sfondeve të butë.

Peizazh

Përdoreni për video peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.

Skenë natën

Kur është e aktivizuar, ndjeshmëria ndaj dritës shtohet. Përdoreni në mjedise me ndriçim të dobët.

Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose

përdorni një mbështetje. Për të përmirësuar cilësinë e videos, çaktivizojeni regjimin për natën kur

kushtet e ndriçimit janë të mira.

Plazh

Përdoreni për videot e skenave buzë detit ose buzë liqenit.

Borë

Përdoreni në mjedise të ndritshme, për të shmangur video të ekspozuara në mënyrë të

pamjaftueshme.

Sporte

Përdoreni për video objektesh që lëvizin me shpejtësi. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon

turbullimin prej lëvizjes.

Festë

Përdoreni për video në mjedise të brendshme me ndriçim të pamjaftueshëm. Kjo skenë zgjedh

ndriçimin e sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Videot e objekteve që lëvizin me

shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose përdorni një mbështetje.

Videoja HDR

Përdorni cilësimin e videos HDR (Diapazoni me dinamikë të lartë) për të regjistruar një

video kundrejt një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë.

Videoja HDR kompenson humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e

errëta, ashtu dhe për ato të shndritshme.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.

107

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Rezolucioni i videos

Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.

HD e plotë (30 fps)

1920×1080(16:9)

Formati HD i plotë (Përcaktimi i lartë i plotë) me 30 fps dhe raportin e pamjes 16:9.

HD

1280×720(16:9)

Formati HD (Përcaktimi i lartë) me raportin e pamjes 16:9.

VGA

640×480(4:3)

Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.

MMS

Regjistroni video të përshtatshme për t'u dërguar me mesazhe multimediale. Koha e regjistrimit e këtij formati

të videos është e kufizuar që skedarët e videove të mund të përfshihen në një mesazh multimedial.

Gjurmimi i objektit

Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.

SteadyShot™

Gjatë regjistrimit të një videoje, mund ta keni të vështirë ta mbani pajisjen pa lëvizur.

Stabilizuesi ju ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.

108

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.