Alarmi dhe ora
Mund të cilësoni një ose disa alarme dhe të përdorni cilindo tingull të ruajtur në pajisjen
tuaj si zile të alarmit. Alarmi nuk tingëllon nëse pajisja është fikur.
Formati i orës së alarmit që shfaqet është i njëjtë me formatin që përzgjidhni për cilësimet
e përgjithshme të orës, për shembull, 12-orësh ose 24-orësh.
129
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Qaseni në ekranin bazë të alarmit
2
Shihni një orë botërore dhe rregulloni cilësimet
3
Qaseni në funksionin e kronometrit
4
Qaseni në funksionin e kohëmatësit
5
Shihni opsionet
6
Hapni cilësimet e datës dhe të orës për orën
7
Aktivizoni ose çaktivizoni një alarm
8
Shtoni një alarm të ri
Për të cilësuar një alarm të ri
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Ora.
3
Trokitni lehtë mbi .
4
Trokitni lehtë
Ora dhe zgjidhni vlerën e dëshiruar.
5
Trokitni lehtë mbi
OK.
6
Nëse dëshironi, modifikoni cilësimet e alarmeve të tjera.
7
Trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Për të dremitur një zile kur tingëllon
•
Takoni
Dremit.
Për të çaktivizuar një alarm kur tingëllon
•
Zvarritni djathtas.
Për të çaktivizuar një alarm të dremitur, mund të zvarrisni poshtë shiritin e gjendjes për të
hapur panelin e Njoftimeve dhe më pas të trokitni lehtë .
Për të modifikuar një alarm ekzistues
1
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas trokitni lehtë tek alarmi që dëshironi të
modifikoni.
2
Bëni ndryshimet e dëshiruara.
3
Trokitni lehtë
Ruaj.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar një alarm
•
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas zvarritni rrëshqitësin pranë alarmit te
pozicioni aktiv ose joaktiv.
Për të fshirë një alarm
1
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas prekni dhe mbani alarmin që dëshironi të
fshini.
2
Trokitni lehtë
Fshi alarmin dhe më pas trokitni lehtë te Po.
Për të cilësuar tingullin e një alarmi
1
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas trokitni lehtë tek alarmi që dëshironi të
modifikoni.
2
Trokitni lehtë te
Tingulli i alarmit dhe përzgjidhni një opsion ose trokitni lehtë mbi
për të përzgjedhur një skedar muzikor.
3
Trokitni lehtë
U krye dhe më pas trokitni lehtë te Ruaj.
Për më shumë informacione se si të rregulloni nivelet e volumit të alarmit, shikoni
Cilësimet e
volumit
në faqen 55.
130
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të përshtatur nivelin e volumit për një alarm
1
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas trokitni lehtë tek alarmi që dëshironi të
modifikoni.
2
Zvarritni rrëshqitësin e volumit nën
Volumi i alarmit te pozicioni i dëshiruar.
3
Trokitni lehtë
Ruaj.
Për të cilësuar një alarm periodik
1
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas trokitni lehtë tek alarmi që dëshironi të
modifikoni.
2
Trokitni lehtë
Përsërit.
3
Shënoni kutitë e zgjedhjes për ditët përkatëse dhe më pas trokitni lehtë
OK.
4
Trokitni lehtë
Ruaj.
Për të aktivizuar funksionin e dridhjes për një alarm
1
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas trokitni lehtë tek alarmi që dëshironi të
modifikoni.
2
Shënoni kutinë e zgjedhjes për
Dridhu.
3
Trokitni lehtë
Ruaj.
Për të cilësuar sjelljen e tasteve anësore
1
Gjeni dhe trokitni lehtë
Ora dhe më pas përzgjidhni alarmin që dëshironi të
modifikoni.
2
Trokitni lehtë
Sjellja e tasteve anësore dhe më pas përzgjidhni sjelljen e dëshiruar
të tasteve anësore kur shtypen gjatë alarmit.
3
Trokitni lehtë
Ruaj.
131
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.