Cilësimet e internetit dhe MMS-ve
Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet Wi-Fi
të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me cilësimet
e sakta të internetit dhe MMS-ve (Shërbimi i mesazhimit multimedial). Ja disa këshilla:
•
Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe të MMS-ve
vijnë të parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të
dërgoni mesazhe multimediale menjëherë.
•
Mund t'i shkarkoni cilësimet e internetit dhe MMS-ve më vonë nga menyja Cilësimet.
•
Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini manualisht cilësimet e internetit dhe MMS-ve në
pajisjen tuaj në çdo kohë. Nëse e ndryshoni ose e fshini gabimisht një cilësim të internetit
ose MMS-ve, shkarkoni përsëri cilësimet e internetit dhe MMS-ve.
•
Nëse nuk mund të qaseni në internet nëpërmjet një rrjeti celular ose nëse mesazhimi
multimedial nuk funksionon, megjithëse cilësimet e internetit dhe MMS-ve janë shkarkuar
me sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave për zgjidhjen e problemeve për pajisjen
tuaj në
www.sonymobile.com/support/
për mbulimin me sinjal, të dhënat celulare dhe
problemet me MMS-të.
Nëse regjimi STAMINA është i aktivizuar për të kursyer energji, i gjithë trafiku i të dhënave
celulare do të ndërpritet kur ekrani të jetë joaktiv. Nëse kjo shkakton probleme të lidhjes,
provoni të përjashtoni disa aplikacione dhe shërbime nga ndërprerja, ose çaktivizoni
përkohësisht regjimin STAMINA. Për më shumë informacione, shikoni
Bateria dhe menaxhimi i
energjisë
në faqen 35.
Nëse po e bashkëndani një pajisje me shumë përdorues, vetëm pronari, d.m.th. përdoruesi
kryesor, mund të shkarkojë cilësime të internetit dhe të mesazhimit nga menyja e Cilësimeve,
por cilësimet e shkarkuara zbatohen për të gjithë përdoruesit.
Për të shkarkuar cilësimet e Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani bazë juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Cilësimet e internetit.
3
Takoni
Pranoj. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses, shfaqet në shiritin e
gjendjes dhe trafiku i të dhënave celulare ndizet automatikisht.
Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit në rrjetin
tuaj celular. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një dritareje dhe
pastaj provojeni përsëri.
45
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar me dorë cilësimet e Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Emrat e pikave të qasjes > .
4
Takoni
Emri dhe futni një emër që dëshironi.
5
Takoni
APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.
6
Futni të gjithë informacionin tjetër që kërkohet. Nëse nuk e dini se ç'farë
informacioni kërkohet, kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për më shumë hollësi.
7
Kur të përfundoni, takoni , pastaj takoni
RUAJ.
Për të parë cilësimet e shkarkuara të Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Emrat e pikave të qasjes.
4
Për të parë më shumë hollësi, takoni ndonjë nga objektet e disponueshëm.
Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i
shenjuar .