Montimi
Pajisja juaj lejon përdorimin e kartave SIM nano.
Për të futur nano kartën SIM
Pajisja juaj lejon përdorimin e kartave SIM nano. Sigurohuni të përdorni mbajtësin e nano
kartës SIM dhe mos ngatërroni folenë e nano kartës SIM me folenë e kartës së kujtesës.
1
Hapni mbulesën për foletë e kartës nano SIM dhe të kartës së kujtesës.
2
Duke përdorur një thua ose një objekt tjetër të ngjashëm, tërhiqni jashtë mbajtësin
e nano kartës SIM.
3
Vendosni nano kartën SIM në mbajtës, pastaj ri-vendosni mbajtësin.
4
Mbyllni mbulesën.
Nëse e futni nano kartën SIM kur pajisja është e ndezur, pajisja riniset automatikisht.
7
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të futur një kartë të kujtesës
1
Hapni mbulesën për foletë e kartës nano SIM dhe të kartës së kujtesës.
2
Vendosni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës, pastaj shtyjeni kartën e
kujtesës deri në fund në fole derisa të dëgjoni një tingull klikimi.
3
Mbyllni mbulesën.
Sigurohuni që të futni kartën e kujtesës në orientimin e duhur.
Për të hequr nano kartën SIM
1
Hapni mbulesën për foletë e kartës nano SIM dhe të kartës së kujtesës.
2
Duke përdorur një thua ose një objekt tjetër të ngjashëm, tërhiqni jashtë mbajtësin
e nano kartës SIM.
3
Hiqni nano kartën SIM, pastaj rifutni mbajtësin.
4
Mbyllni mbulesën.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikeni pajisjen ose çmontoni kartën e kujtesës nën
Cilësimet > Hapësira ruajtëse
dhe kujtesa > > Të përparuara > Arkivi > pranë Karta SD dhe më pas hapni
mbulesën për foletë e kartës SIM nano dhe kartën e kujtesës.
2
Shtypeni brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Tërhiqni jashtë plotësisht kartën e kujtesës dhe hiqeni atë.
4
Mbylleni mbulesën.