Sony Xperia XA Ultra - Përditësimi i pajisjes tuaj

background image

Përditësimi i pajisjes tuaj

Duhet ta përditësoni softuerin në pajisjen tuaj për të marrë funksionalitetet, përmirësimet

dhe korrigjimet e gabimeve më të fundit, që të siguroni funksionimin optimal. Kur është i

disponueshëm një përditësim softueri, në shiritin e gjendjes shfaqet . Gjithashtu, mund

të kontrolloni manualisht për përditësime të reja ose ta planifikoni një përditësim.
Mënyra më e lehtë për të instaluar një përditësim softueri është ta bëni pa tel nga pajisja

juaj. Por disa përditësime nuk janë të disponueshme për shkarkimin pa tel. Pastaj duhet
të përdorni softuerin Xperia™ Companion në një PC ose një kompjuter Apple

®

Mac

®

për

të përditësuar pajisjen tuaj.
Para se të përditësoni pajisjen, kini parasysh si më poshtë:

Sigurohuni që të keni kapacitet të mjaftueshëm të hapësirës ruajtëse para se të provoni

përditësimin.

Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, d.m.th.

përdoruesi kryesor, për ta përditësuar pajisjen.

Përditësimet e sistemit dhe të aplikacioneve mund t'i paraqesin tiparet në pajisje në një

mënyrë të ndryshme nga sa përshkruhet në këtë Udhëzues përdorimi. Versioni i

Android™ mund të mos preket pas një përditësimi.
Për më shumë informacione rreth përditësimeve të softuerit, shkoni te

www.sonymobile.com/update/

.

Për të kontrolluar për softuer të ri

1

Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, sigurohuni se keni hyrë

si pronari.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Përditësimi i softuerit.

Nëse asnjë softuer i ri nuk është i disponueshëm, është e mundur se mund të mos keni kujtesë

të mjaftueshme të lirë në pajisjen tuaj. Nëse pajisja juaj Xperia™ ka më pak se 500 MB të

kujtesës së brendshme të lirë të disponueshme, nuk merrni asnjë informacion për softuer të ri.

Njoftimi i mëposhtë shfaqet në panelin e Njoftimeve për t'ju paralajmëruar për mungesën e

hapësirës së ruajtjes: Hapësira e ruajtjes po mbaron. Disa funksione të sistemit mund të mos

punojnë. Nëse merrni këtë njoftim, duhet të çlironi kujtesë të brendshme (kujtesë të pajisjes)

përpara sesa të mund të merrni njoftime për softuer të ri që është i disponueshëm.

Përditësimi i pajisjes pa tel

Përdorni aplikacionin Përditësimi i softuerit për të përditësuar softuerin e pajisjes tuaj pa

tel. Përditësimet që mund të shkarkoni përmes një rrjeti celular varen nga operatori juaj.

Për shkarkimin e një softueri të ri, rekomandohet përdorimi i një rrjeti

Wi-Fi në vend të një

rrjeti celular, që të shmangni kostot e trafikut të të dhënave.

Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të sistemit

1

Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, sigurohuni se keni hyrë

si pronari.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Përditësimi i softuerit.

4

Nëse një përditësim i sistemit është i disponueshëm, trokisni lehtë mbi

Shkarko

për t'a shkarkuar tek pajisja juaj.

5

Kur shkarkimi ka mbaruar, trokitni lehtë mbi

Instalo dhe ndiqni udhëzimet në ekran

për të përfunduar instalimin.

Për të planifikuar një përditësim të softuerit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Përditësimi i

softuerit.

3

Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te

Cilësimet> Instalimi automatik >

Vendos orën.

4

Cilësoni kohën e dëshiruar për përditësimin e softuerit dhe më pas trokitni lehtë

OK.

37

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të përditësuar pajisjen tuaj duke përdorur një kompjuter

1

Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.

2

Sigurohuni që ekrani i pajisjes tuaj të jetë i shkyçur dhe që regjimi i lidhjes së USB-

së në pajisje të jetë caktuar te

Transferoni skedarët (MTP).

3

Hapni Xperia™ Companion, nëse nuk hapet automatikisht.

4

Sigurohuni që kompjuteri ka qasje në internet.

5

Kompjuteri: Nëse zbulohet një përditësim i ri i softuerit, shfaqet një dritare

kërcyese. Ndiqni udhëzimet në ekran për të ekzekutuar përditësimet përkatëse të

softuerit.

Nëse nuk keni softuerin Xperia™ Companion të instaluar në kompjuterin përkatës, lidhni

pajisjen tuaj me kompjuterin dhe ndiqni udhëzimet e instalimit në ekran. Sigurohuni që të

përdorni kabllon USB që keni marrë me pajisjen tuaj dhe që të jetë e lidhur si duhet me pajisjen

dhe kompjuterin.